Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti organizoi ceremoninë solemne tradicionale me rastin e festave të fundvitit

2021/12/29 - 4:21

Në përmbyllje të vitit 2021, sot kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka organizuar ceremoninë solemne e cila tashmë është tradicionale, me rastin e festave të fundëvitit me të gjithë akterët që kanë bashkëpunuar me Komunën e Lipjanit.

Kreu lipjanas para të pranishmëve ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare si dhe investitorët e tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve të ndryshme gjatë këtij viti.
Kryetari Ahmeti vitin që po e lëmë pas e ka quajtur vit të sukseseve për Komunën e Lipjanit, ku është shënuar një progres jashtëzakonisht i mirë duke bërë kështu Lipjanin shembull të një qeverisjeje të mirë në bashkëpunim me qytetarët lipjanas.
Në këtë organizim përmes një video të përgatitur nga Sektori për Marëdhënie me Publikun është shfaqur një përmbledhje e shkurtër e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2021.