Republika e Kosoves

Lipjan

Kryetari, Ahmeti organizoi pritje solemne me rastin e festave të fundvitit

2018/12/27 - 4:54

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka organizuar sot një ceremoni solemne me rastin e festave të fundëvitit me të gjithë akterët që kanë bashkëpunuar me Komunën e Lipjanit përgjatë vitit 2018.

Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, para të pranishmëve ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore, ndërkombëtare dhe investitorëve të tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve gjatë këtij viti.

Kryetari, Ahmeti vitin që po e lëmë pas e ka quajtur vit të sukseseve për Komunën e Lipjanit ku është shënuar një progres jashtëzakonisht i mirë duke bërë kështu Lipjanin shembull të një qeverisjeje të mirë në bashkëpunim me qytetarët lipjanas.

Po ashtu i pari i Lipjanit Imri Ahmeti është shprehur i bindur që edhe vitin e ardhshëm dhe në vitet në vazhdim do të ketë progres edhe më të shtuar në realizimin e projekteve të shumta që kanë impakt në jetën e qytetarëve lipjanas.

Në këtë organizim përmes një video të përgatitur nga Zyra për Informim dhe Marëdhënie me Publikun është shfaqur një përmbledhje e shkurtër e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2018 si dhe u bë shpërndarja e Buletinit vjetor.

Image may contain: 12 people, people standing and suit
Image may contain: 7 people, people standing
Image may contain: 2 people, people smiling