Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti përcjell nga afër punimet në renovimin e tërësishëm të objektit në Qendrën Kulturore për Komunitete në Janjevë

2020/11/18 - 4:51

Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtor sot ka përciellur nga afër punimet që janë bërë në renovimin e tërësishëm të objektit në Qendrën Kulturore për Komunitete në Janjevë.

Kryetari Ahmeti tha se kjo qendër do të shërbej shumë për komunitetet që jetojnë në Janjevë dhe se tashmë kanë kushtet e nevojshme, me ambientet tejet të mira.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Lipjanit dhe Këshillit të Evropës/Bashkimit Evropian, në kuadër të programit ROMACTED