Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti pret në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin dhe Luan Hasanaj nga OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”

2020/11/16 - 2:41

Kryetari Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe Luan Hasanaj nga OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”.

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me projektet që janë duke u zhvilluar në fushën e sportit në territorin e Komunë së Lipjanit, po ashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit për projektet e caktuara në të mirë të sportit respektivisht ambientit.