Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Organizatës YAHR

2021/12/16 - 2:11

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës YAHR ku gjatë takimit u bisedua për aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë vitit 2021 dhe të cilat planifikohen të zhvillohen në vitin 2022.

YAHR falënderoi kryetarin Ahmeti i cili shprehi gatishmëri që ti përkrah të rinjtë në aktivitetet të cilat do të zhvillohen në vitin e ardhshëm.