Republika e Kosoves

Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti sot ka shpërndarë çelësat e banesave për 21 familje me gjendje të rëndë ekonomike

2018/12/28 - 12:52

Kryetari Ahmeti gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave për këto familje ka theksuar se prioritet i qeverisjes së tij është përmirësimi i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në mënyrë që të ketë sa më pak raste të tilla në Komunën e Lipjanit.

I pari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se konkursi publik dhe çështja e banimit janë ndër çështjet më të rënda për shkak të përzgjedhjes së tyre por pas një procesi disa mujor 21 familje kanë dalur përfituese nga ky program i Komunës.

Ne gjatë vitit 2018 në bashkëpunim me donatorë kemi bërë 41 familje me shtëpi kur kësaj ia shtojmë edhe 21 banesa të tjera do të thotë 62 familje janë bërë me vendbanim ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.

Nga ana tjetër përfituesit e këtyre banesave u shprehen të lumtur dhe falenderuan kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës dhe mirëqenjes së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 2 people, people standing and suit