Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Imri Ahmeti dhe Ministri Arban Abrashi përciellin punimet tek rreth rrotullimi në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj

2020/10/08 - 11:42

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpuntor kanë pritur Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi ku kanë përciellur nga afër asfaltimin dhe rregullimin e rreth rrotullimit në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Banullë
Kryetari Ahmeti falënderoi Ministrin Arban Abrashi dhe Zëvendësministrin Arton Retkoceri për kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti dhe theksoi se ndërtimi i një rreth rrotullimi të tillë është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunës së Lipjanit e po ashtu edhe për ata të Kosovës, sepse do të rritet niveli i sigurisë në këtë rrugë.
Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 400 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës.