Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Imri Ahmeti ka emëruar tri drejtoresha të reja në Komunën e Lipjanit

2019/12/27 - 11:25

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur tri drejtoreshat e reja të cilat do të ju bashkohen kabinetit të tij qeverisës në përputhje me kërkesën ligjore për barazi gjinore.
Anila Reçica-Llugiqi – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport,
Merita Bytyqi – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale si dhe
Elmaze Behluli – Drejtoreshë e Arsimit.
Ndërsa, Drejtori Rasim Hasani i cili për disa vite ka udhëhequr Drejtoratin e Arsimit nga sot do të udhëheq me Drejtoratin e Shërbimeve Publike, kurse Bekim Shabani drejtor i deritanishëm për Kulturë Rini dhe Sport është emëruar drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim.
Kryetari Imri Ahmeti ka uruar drejtoreshat e reja me besimin se ato do të angazhohen dhe do të arrijnë rezultate pozitive për jeten e qytetarëve, në të njejtën kohë kreu lipjanas ka paralajmëruar se do të ketë edhe ndryshime tjera në kabinetin e tij qeverisës.