Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

2021/12/22 - 2:52

Kryetari i Komunës, Imri Ahmet, sot ka pritur në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm që misioni i OSBE-së ka pasur me Komunën e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti e falënderoi Ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë në të gjitha proceset zhvillimore të Kosovës.
Ndërsa, Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje me qëllim të forcimit të partneritetit dhe mbështetjes së institucioneve tona.
Po ashtu shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Davenport, ka uruar Kryetarin Ahmeti për mandatin e ri si Kryetar i Komunës së Lipjanit.