Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Komunës së Lipjanit ka përcjellë punimet që janë bërë në objektin e çerdhes në fshatin Gadime.

2021/11/16 - 4:07

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka përcjellë punimet që janë bërë në objektin e çerdhes në fshatin Gadime.

Me këtë rast kryetari Ahmeti tha se është kënaqësi e veçantë të shohësh këtë infrastrukturë objekte me standarde të larta dhe kushte moderne, i cili do të shërbejë për edukimin e fëmijëve.
Ai ka theksuar se investimi në çerdhe publike, është po aq i rëndësishëm sa investimi në institucione të arsimit të lartë, sepse sa më të vegjël të kyqen fëmijët në institucione arsimore aq më shumë përparojnë dhe përgatiten për rrugën e tyre drejt shkollimit.