Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kuvendi Komunal ka organizuar dëgjime buxhetore për KAB 2021 – 2023.

2020/06/16 - 4:32

Organizuar nga Kuvendi i Komunës gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit Komunal janë zhvilluar dy dëgjime publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021 – 2023.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani dhe kryesuesi Daut Azemi gjatë këtyre takimeve kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për mundësitë̈ e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Takimi i pare ishte me anëtarët e Kuvendit të Komunës, ndërsa takimi i dytë u zhvillua me qytetarë, kryetarë të këshillave të fshatrave, OJQ dhe me grupin e grave.