Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kyetari Ahmeti ka pritur në takim Albert Krasniqin nga D+

2022/08/01 - 2:02

Kryetari Imri Ahmeti sot ka takuar Albert Krasniqin nga organizata Demokracia Plus, së bashku me Bekim Krasniqi nga YAHR në cilësinë e organizatës partnere lokale.
Në këtë takim u diskutua për progresin në përmbushjen e zotimeve zgjedhore të Kryetarit Ahmeti, të cilat kishin dal nga takimet publike me qytetarë të organizuara nga YAHR me D+, gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet lokale 2021.
Monitorimi i përmbushjes së zotimeve po bëhet në kuadër të “Forumit për Dialog Qytetar”, që përbëhet prej nëntë organizatave joqeveritare dhe zbatohet në dhjetë komuna të Kosovës.