Republika e Kosoves

Lipjan

 

Lipjani përfituese e donacionit në vlerë prej 422,351.00 euro nga GIZ-i gjerman

2022/06/21 - 3:45

Komuna e Lipjanit është përfituese 422,351.00 euro nga GIZ-i gjerman për skemën Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Përformancës Komunale. Gjithashtu komuna ka përfituar edhe dy kamion për grumbullim të mbeturinave.
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka marrë në pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtyre kamionëve, njëkohësisht në emër të qytetarëve lipjanas, ai falenderoi GIZ-in gjerman për këtë donacion.
Kamionët do të jenë në shërbim të njësisë operative të Pastrimit në Lipjan, për grumbullimin e mbeturinave.