Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Lipjani pjesë e festivalit Multikulturor

2020/11/18 - 4:45

Në ambientet e bibliotekës së qytetit në Lipjan është mbajtur Festivali Multikulturorë, një ngjarje që promovon identitetin, kulturën dhe vlerat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë si dhe promovon ofrimin e mundësive të barabarta.

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka thënë se përmes këtij festivali do përçojmë mesazhin që të luftojmë paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke promovuar kulturën, muzikën dhe artin.
Në kuadër të këtij festivali brenda hapësirave të bibliotekës është punuar murali me moton “Murali i ndryshimit, ti tejkalojmë paragjykimet tona”.
Koncepti i këtij murali është diskriminimi ndaj komuniteteve pakicë, e veçanërisht ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.