Republika e Kosoves

Lipjan

 

Lipjani renditet si top komuna më transparente në Kosovë për vitin 2020

2021/07/23 - 1:53

Sot KDI ka prezantuar raportin “Transparometri Komunal 2020” Transparenca e komunave në retrospektivë 2020 për 38 Komunat e Kosovës. Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës që ishin 48 dhe ndanë vendin e dytë me Drenasin.

Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se ndihem mirë që sot edhe KDI konfirmon edhe nje herë që Komuna e Lipjanit mbetet komuna me transaprencë të lartë nënivel vendi.
“Falenderoj bashkëpunëtorët e mi që zotimin tonë për trasnparencë e llogaridhënie të plotë po e zbatojmë së bashku në praktikë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti, duke falenderuar edhe bashkëpunimin e ngusht me qytetarët lipjanas.