Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet mbledhja e 9-të e Kuvendit Komunal të Lipjanit, aprovohet KAB 2023-2025

2022/06/29 - 3:52

Kuvendi Komunal i Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi sot ka zhvilluar punimet e mbledhjes së nëntë me radhë, mbledhje kjo në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim në këtë seancë, me një pikë shtesë të propozuar nga ekzekutivi.
Me fillimin e kësaj senace Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka dhënë sqarime në të gjitha qështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal.
Ndërsa, drejtori për buxhet dhe financa Latif Ramadani, prezantoi Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2023-2025, propozim që u votua me shumicë të votave.
Drejtori i Arsimit Rasim Hasani, gjatë kësaj seance ka prezantuar propozim – vendimin për caktimin e tarifave për qendrim ditor të fëmijëve në Qendrën për Edukim dhe Arsimin Parafillor në Lipjan, vendim ky i cili u aprovua.
Gjithashtu, u prezantua raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Lipjanit si dhe Plani i zbatimit të rekomandimeve të auditorit të pranuara në raportin final nga Auditori i Zyrës Kombëtare të Kosovë për vitin 2021 të cilin auditim e ka kryer Zyra Kombëtare në Prishtinë.
Ndërsa në fund të seancës, si pikë shtesë të rendit të ditës, Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Shkelzen Hajdini prezantoi propozim–vendimin për miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit mbi Përfshirjen Sociale në Komunën e Lipjanit 2022 – 2024, propozim që edhe ky u aprovua.