Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sami Drenicës

2021/11/09 - 3:41

Sindikata e Pavarur e Administratës Komunale në Lipjan ka organizuar mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sami Drenicës, zyrtarë në Drejtoratin e Arsimit.

Kryetari Imri Ahmeti në fjalën e tij në këtë mbledhje ka vlerësuar lartë veprën e Sami Drenicës ku dhe në emër të të gjitha institucioneve komunale u shprehi ngushëllimet më sinqerta familjes kolegëve dhe të gjithë atyre që njohen e punuan me Samiun.
Kryetari Imri Ahmeti po ashtu theksoi se Samiu për shumë vite dha kontribut të çmuar në edukimin e gjeneratave, për një kohë ai ishte edhe drejtor shkolle, për tu sistemuar më vonë si bashkëpunëtorë profesional në DKA në Lipjan. Ai ishte një drejtues, mësues, një punëtorë pedant e i afërt me të gjithë ku do që punoj e jetoj, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Fjalë rasti prezantuan edhe Artan Hasani përfaqësues nga shkolla “Ibrahim Banushi”në Shalë, Ismajl Gashi dhe i biri i Sami Drenicës.