Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet shfaqja “Çelësi magjik” në Lipjan

2021/06/08 - 2:30

Për ndër të 12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit dhe 14 Qershorit Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit nën kujdesin e Kryetarit Imri Ahmeti sot kanë filluar aktivitetet e ndryshme për të shënuar këto ditë.

Nga grupi teatror në Lipjan sot është mbajtur shfaqja teatrale “Çelësi magjik”, ku u adresua periudha e pandemisë Covid-19 dhe post pandeminë e cila vjen si një udhëtim në kohë.
Aktivitete të tilla do të mbahen edhe ditëve në vijim, ashtu siç është paraparë.