Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Me moton “Nëse jo tani, kur?” sot edhe në Komunën tonë u mbajt aktiviteti për të shënuar Ditën ndërkombëtare të Diabeti

2021/11/12 - 3:36

Me moton “Nëse jo tani, kur?” sot edhe në Komunën tonë u mbajt aktiviteti për të shënuar Ditën ndërkombëtare të Diabetit
Ky aktivitet u mundësua nga AQH projekt në bashkëpunim me Komunën dhe ka për qëllim vetëdijësimin e popullatës dhe edukimin për një jetë sa më të shëndetshme dhe cilësore dhe me këtë edhe parandalimin e shumë sëmundjeve e me këtë rast sëmundjen e Diabetit.
Aktiviteti u organizua në dy pika, në shesh dhe afër xhamisë në lagjen e komunitetin jo shumicë ku morën pjesë edhe nënkryetarët Fauz Xhemalji dhe Lulzim Qerimi të cilët falënderuan dhe përgëzuan aktivitetin në fjalë!
Ndërsa drejtoresha e DSHPS, Merita Bytyqi gjithashtu u shpreh se promovimi dhe edukimi shëndetësor mbetet një ndër detyrat dhe përgjegjësitë në vazhdimësi për një popullatë sa më të shëndetshme.
Gjatë aktivitetit shumë qytetarë u ofruan për matjen e glikemisë, marrjen e këshillave dhe njëkohësisht u pajisen me informata dhe materiale ( fletushka ) edukative shëndetësore.
Gjithashtu, aktiviteti ka për qëllim edhe identifikimin ( zbulimin) e rasteve të reja dhe të cilat nuk kanë qenë në dijeni se kanë sëmundjen në fjalë dhe të cilët udhëzohen te mjeku i tyre më i afërt.