Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mjedis i shëndetëshëm, njerëz të shëndetëshëm

2021/11/05 - 3:48

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me AQH –në, sot në oborrin e AMF – Kraishtë kanë zhvilluar aktivitetin me moton “ Mjedis i shëndetëshëm, njerëz të shëndetëshëm”, ku në kuadër të këtij aktiviteti, me punë vullnetare u bë ngjyrosja e rrethojave të kësaj ambullante.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, dr. Merita Bytyqi e cila ishte edhe pjesë e këtij aktiviteti falenderoi vullnetarët e Saloborate, zyrtarët e AQH- së dhe stafin e kësaj qendre për punën dhe vullnetin e mbi të gjitha për rëndësinë që i kushtuan aktivitetit në fjalë.