Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti ka thënë se ndriçimi i rrugës kryesore që lidhë Lipjanin me Magurën do të mundësojë qytetarëve, por edhe automjeteve siguri më të lartë. Ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt edhe disa fshatra të këtushme do të bëhen me ndriçim publik.

“Sapo e bëmë lëshimin e dritave në rrugën kryesore, prej Lipjanit deri në Magure, për pak ditë pritet edhe lëshimi i ndriçimit publik edhe në fshatrat Hallaq, Ruvc i Vjetër, Rufc i Ri një pjesë Torinë, Potrovc, Qylagë”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti bën të ditur se në këtë projekt përfshihen 20 kilometra ndriçim, vlera e të cilit është rreth 300 mijëra euro.

“Projekti me gjitha këto fshatra, dikund rreth 20 kilometra ndriçim është rreth 300 mijë euro, investim i Komunës së Lipjanit me mjetet e veta vetanake”, ka thënë Ahmeti.