Republika e Kosoves

Lipjan

 

Në Komunën e Lipjanit nga sot kanë filluar të mbahen dëgjimet publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

2021/06/08 - 6:42

Sot është mbajtur dëgjim publik me anëtarët e komitetit për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete, Gratë dhe shoqatat e Gruas, Organizatat e Shoqërisë Civile, personat me aftësi të kufizuara, të rinjët, shoqatat e të rinjëve, klubet sportive, fermerët e Komunës së Lipjanit, në fshatrat Banullë, Kraishtë etj.
Gjatë këtyre takimeve, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka elaburuar kornizën afatmesme buxhetore 2022-2024 po ashtu ka pranuar kërkesat që kanë dal nga këto takime.
Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme sipas orarit të paraparë:
Akllap: Shkolla Fillore “Rexhep Akllapi” 09.06.2021 (Ora 17:00),
Gadime: Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” 09.06.2021 (Ora 19:00),
Magure: Shkolla Fillore “Haradin Bajrami” 10.06.2021 (Ora 18:00),
Shalë: Shkolla Fillore “Ibrahim Banushi” 10.06.2021 (Ora 20:00)
Grackë e Vjetër: Shkolla Fillore në Gracë të Vjetër 11.06.2021, (Ora 16:00).