Republika e Kosoves

Lipjan

 

Në fshatin Grackë kanë filluar punimet në ndërtimin e asfaltimin e rrugës

2018/07/16 - 2:17

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Grackë të Lipjanit ku ka parë nga afër punimet që janë duke u bërë.

Ky projekt do të financohet nga Komuna e Lipjanit dhe i cili do të ndikoj dukshëm në përmirësim e qarkullimit në mes këtyre vendbanimeve.

Banorët e këtij fshati këto projekte i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme dhe sipas tyre do të përmirësojnë kushtet e jetesës.