Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, është mbajtur mbledhja konsultative e Bordit të Drejtorëve

2022/11/21 - 2:55

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot është mbajtur mbledhja konsultative e Bordit të Drejtorëve,
Në takim u diskutuan një sërë temash lidhur me mbarvajtjen e punëve dhe projekteve në teren e sidomos atyre që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve lipjanas.
Kryetari Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët përkushtim dhe angazhim maksimal pasi që po i ofrohemi fundvitit, në mënyrë që edhe 2022-ta të jetë një vit i suksesshëm për Komunën e Lipjanit.
Në këtë takim po ashtu u diskutua për organizimin dhe përgatitijen e objektit të ri të Komunës së Lipjanit i cili do të inaugurohet me 28 nëntor 2022.