Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënkryetari Bytyqi priti në takim Celestine Krösschell nga projekti DEMOS

2022/11/18 - 3:06

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi i shoqëruar nga drejtori për buxhet dhe financa, Latif Ramadani, sot ka pritur në takim, Celestine Krösschell, nga projekti DEMOS për aktivitetin e Auditimit Social.
Me këtë rast nënkryetari Bytyqi, u informua se Komuna e Lipjanit është zgjedhur në mesin e katër komunave ku qytetarët e së cilës do të monitorojnë zbatimin e projekteve kapitale dhe do të shpalosin përspektivën e tyre me qëllim që investimet që realizohen nga komuna të jenë sa më afër kërkesave të qytetarëve.
Nënkryetari Diamant Bytyqi, ka falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm projektin DEMOS dhe ka ftuar qytetarët lipjanas që të jenë sa më aktiv në procesin e auditimit social për të shtuar edhe më tutje transaprencën dhe llogaridhënien institucionale.