Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënkryetari Bytyqi priti në takim Drejtorin Ekzekutiv nga Forumi i Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriun

2023/01/25 - 4:05

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka pritur sot Drejtorin Ekzekutiv nga Forumi i Aftësisë së Kufizuar Bujar Kadriun, me të cilin kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për angazhimin e 3 asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta në Komunën e Lipjanit për periudhën 18 mujore.
Duke ju uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre me fëmijët me aftësi të kufizuar, nënkryetari Bytyqi, i’u ka ofruar përkrahje dhe mbështetje institucionale në punën e tyre.