Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënkryetari Bytyqi takoi përfaqësuesi e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

2023/01/25 - 12:21

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka takuar së fundi përfaqësuesit Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ku kanë diskutuar për projektin dhe krijimin e Forumeve të Komunitetit për Interes Publik.
Me këtë rast, nënkryetari Bytyqi ka shprehur gatishmërinë dhe përkrahjen për iniciativën e themelimin e këtyre forumeve dhe tregoi gatishmërinë e Komunës së Lipjanit për të punuar për të avancuar marrëdhëniet ndëretnike përmes integrimit të mençur.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga QKSS kanë shprehur mirënjohje për Komunën e Lipjanit për bashkëpunim në kauzën e përbashkët për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike si dhe kanë njoftuar nënkryetarin Bytyqi që gjatë javëve në vijim do të mbahet takimi i parë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Lipjanit.
Forumet e Komunitetit për Interes Publik, do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës.