Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënkryetari i Komunës, Diamant Bytyqi së bashku me bashkëpunëtorë kanë pritur përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës

2023/01/16 - 4:32

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me bashkëpunëtorë, sot kanë pritur përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të udhëhequr nga Ylli Shala koordinator për regjistrimin e popullsisë.
Temë diskutimi në këtë takim ishte projekti i Regjistrimit të Popullsisë 2023 në Kosovë dhe përgatitjet për zhvillimet e reja që dalin nga ky projekt.
Me këtë rast, nënkryetari Diamant Bytyqi, përmendi rëndësinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm për të gjithë e po ashtu edhe për Komunën e Lipjanit, në të njejtën kohë ai ka ofruar gjithë mbështetjen institucionale në zhvillimin sa më të mbarë të këtij projekti i cili do të realizohet gjatë vitit 2023.
Nga ana tjetër përfaqësuesit nga ASK prezantuan aktivitetet që rrjedhin nga plani për Regjistrimin e Popullsisë.