Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënkryetari Komunës Fauz Xhemajli nënshkroi marrëveshjen me Fondin i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEF).

2020/12/29 - 10:20

Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli bashkë me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Bekim Shabani kanë nënshkruar marrëveshjen me Fondin i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEF).
Përmes kësaj marrëveshje synohet për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e publike dhe në sistemet e ndriçimit të rrugëve për të marrë pjesë në Projektin Komunal për Efiçiencë të Energjisë (PKEE) të mbështetur nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Komuna e Lipjanit përmes kësaj marrëveshje synon që të bëjë renovimin e shkollave: Topliqan – Shkolla Vëllezërit Domaneku, Rufc i Ri – Shkolla Migjeni, Ribar i Madh – Shkolla Kadri Beba.