Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënshkruhen kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive në Lipjan

2020/11/12 - 3:33

Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemjali dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anila Llugiqi sot së bashku me përfaqësuesit e klubeve sportive kanë nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve.

Nënkryetari Xhemajli shtoi se Lipjani po qëndron mirë në sport, ku dihet se tashmë ka klube të cilat po garojnë në super ligen në nivel vendi dhe klube të tjera në ligën e parë.
Po ashtu gjatë këtij takimi është pohuar se subvencionimi i klubeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe se klubet sportive do të gjejnë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Lipjanit.
Përfaqësuesit e klubeve sportive kanë falënderuar Komunën e Lipjanit për përkrahjen e dhënë, duke theksuar kjo është edhe një ndihmesë shtesë që po ju bëhet klubeve sportive në Lipjan.