Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Lipjanit dhe organizatës “Teach For Kosova”

2022/09/08 - 11:59

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesin nga organizata “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, me të cillin kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për implementimin e projektit “Promovimi i të menduarit kritik dhe kohezionit multietnik tek të rinjtë”.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është:
-Përgatitja e krijimit të grupeve të debatit edukativo-arsimor sa më gjithëpërfshirës dhe kualitiativ në Komunën e Lipjanit.
– Përgatitja e nxënësve në dy shkollat e mesme: SH.M.P “Adem Gllavica”, në Lipjan dhe SH.M.L Gjimnazi “Ulpiana”, në Lipjan p.n.f në Gadime për zhvillimin e mendimit kritik dhe aktivizimin qytetar.
– Organizimin e aktivitetit “Libri i gjallë”, ku nxënësit do të realizojnë pjesën praktike të përgatitjes së tyre në bisedë me një person që ata do të përzgjedhin dhe shfletojnë si libër, me pyetjet e tyre, në një qytet etj, por edhe tema të tjera me qëllim të inkurajimit të nxënësve për zhvillimin e mendimit kritik, zhvillimin e të folurit para publikut, ku përmes këtyre aktiviteteve do të ketë gara me shkollat fituese brenda dhe jashtë komunës.