Republika e Kosoves

Lipjan

 

Njoftim

2022/09/19 - 2:33

Drejtorati për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nesër me datën 20.09.2022 nga ora 13:00 deri ne ora 14:00 do të shënojnë “Ditën pa Makina”.

Shënimi i kësaj dite bëhet duke organizuar lëvizjen e qytetarëve dhe biciklistëve në pjesë të caktuara të rrugëve të qytetit në relacionet:
Nisja do të bëhet nga sheshi “Adem Jashari” për të vazhduar përgjatë rrugës “Skëndërbeu”, duke u kthyer në rrugën “Gjergj Fishta” (përballë shkollës fillore, pastaj në rrugën “Hamzë Jashari” përballë gjykatës) dhe për të përfunduar në sheshin “Adem Jashari”.