Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Njoftim nga Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale

2021/10/29 - 1:45

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se jemi furnizuar me vaksinat sezonale kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të realizohet çdo ditë të punës, në sallën e sporteve “Better Life” ku administrohet edhe vaksina antiCovid.
Kjo nuk pengon në asnjë mënyrë njëra tjetrën dhe sipas prospektit të MSH dhe Institutit mund të aplikohen dyjat njëkohësisht!
Grupet me prioritet për vaksinim janë:
– punëtorët shëndetësorë
– personat mbi 65 vjeç
– personat me sëmundje kronike,
– shtatzënat,
– fëmijët me imunitet tê dobësuar.