Republika e Kosoves

Lipjan

 

Njoftim për grante

2023/01/18 - 3:01

Njoftohen të gjitha gratë dhe të rinjtë e riatdhesuar të Komunës së Lipjanit se me datën 23.01.2023( e hënë), në sallën e Kuvendit Komunal, në ora 10:00, Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me përfaqësuesit e projektit “INTEGRA” do të mbajë takim informues për aplikim të granteve në kuadër të këtij projekti.

Projekti “INTEGRA” synon integrimin social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, si dhe grupeve në rrezik, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.

Të gjithë të intersuarit që duan të aplikojnë për këto grante, duhet të jenë të pranishëm në takim.