Republika e Kosoves

Lipjan

 

Pas situatë së krijuar nga vërshimet të përkushtuar të ju dalim në ndihmë qytetarëve

2021/01/11 - 10:28

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim me Shtabin për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ku është diskutuar për situatën e krijuar nga vërshimet në komunën e Lipjanit si dhe ka kërkuar nga të pranishmit angazhim maksimal në tejkalimin e kësaj situate.
Kryetari Ahmeti po ashtu sot së bashku me ekipin nga Policia e Kosovës, Njësitin e Zjarrfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ekipet nga komuna bashkë me kompaninë “Pastrimi” kanë qenë në teren për të parë nga afër situatën e krijuar.
Ekipet gjatë gjithë ditës kanë intervenuar në menjanimin e gjendjes së krijuar pas të reshurave dhe kanë bërë evakuimin e katër familjeve.
Sipas tyre situatë më e rëndë paraqitet në qytetin e Lipjanit në lagjen e Konjuhit dhe mbrapa stadiumit të qytetit si dhe në fshatrat: Banullë, Gllogovc, Konjuh, Torinë, Rubovc, Qallapek, Gllanicë dhe Dobrajë.
Duke marr për bazë ketë gjendje, ketë fatkeqësi natyrore që ka përfshirë gjithë vendin tash e sa ditë, kryetari Ahmeti ka kërkuar shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve duke shmangur rreziqet eventuale nga vërshimet.