Republika e Kosoves

Lipjan

 

Përurohet objekti i ri shkollor në Gadime

2021/09/27 - 11:15

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2021/2022 kanë bërë përurimin e shkollës së mesme “Ulpiana” Gadime.

Në këtë rast kryetari Imri Ahmeti është shprehur i lumtur që nxënësit shkollës së mesme “Ulpiana” në Gadime, vitin e ri shkollor po e nisin si është më së miri, në objekt të ri, modern dhe me kushte të mira të cilat do të ndikojnë drejtë për së drejti edhe në rritjen e cilësisë në mësimnxënie.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka uruar nxënësit, mësimdhënësit si dhe të gjithë banorët e Gadimes dhe fshatrave për rreth, duke potencuar se Arsimi padyshim do të jetë një ndër prioritetet kryesore të tij.
Nga ana tjetër Naser Kaqara, drejtor i shkollës së mesme “Ulpiana” në Gadime, tha se kjo ngjarje është shumë e veçantë dhe se sot po e gëzojnë këtë tempull diturije falë angazhimit dhe përkushtimit të kryetarit, Imri Ahmeti.
Ndërsa, banorët e Gadimes janë shprehur të kënaqur dhe falënderues ndaj komunës për ndërtimin e këtij objekti shkollor duke thënë se me krijimin e kushteve do të ketë edhe cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë në vijim.