Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Përurohet Qendra me bazë në komunitet në Magure

2021/11/05 - 3:56

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Nona Zicherman nga UNICEF dhe përfaqësues të tjerë kanë bërë Përurimin i Qendrës me bazë në komunitet në Magure.

Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti falënderoi UNICEFIN dhe Mimoza Shahini drejtoreshë e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë që mundësuan këtë projekt në Lipjan.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme për nxënësit e regjioneve ku do të hapen këto qendra për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç dhe në të cilat do t’ju mundësohet prindërve të regjionit të ndryshme ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës parafillorë në mënyrë që të aftësohen sa më mirë për klasën e parë.
Nona Zicherman nga UNICEF theksoi se ndihet mirë që sot është jetësuar ky projekt në Lipjan, duke shtuar se Komuna e Lipjanit është në mesin e komunave kampione në Kosovë.
Po ashtu shumë shpejt një qendër e tillë do të jetë edhe në fshatin Shalë.