Republika e Kosoves

Lipjan

 

Po vazhdojnë dëgjimet publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

2021/06/10 - 8:32

Në Magure e Shalë sot kanë vazhduar dëgjimet publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.
Gjatë këtyre takimeve, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka prezantuar me Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Lipjanit, ku janë pranuar edhe kërkesat që janë ngritur në këto takime.
Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme sipas orarit të paraparë:
Grackë e Vjetër: Shkolla Fillore në Gracë të Vjetër 11.06.2021, (Ora 16:00).