Republika e Kosoves

Lipjan

 

Po vazhdojnë dëgjimet publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

2021/06/09 - 6:46

Edhe sot kanë vazhduar dëgjimet publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024 dëgjimet janë mbajtur në lokalitetet Akllap dhe Gadime.
Gjatë këtyre takimeve, Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë më shumë në këto takime, po ashtu ka pranuar kërkesat që kanë dal nga këto takime.
Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme sipas orarit të paraparë:
Magure: Shkolla Fillore “Haradin Bajrami” 10.06.2021 (Ora 18:00),
Shalë: Shkolla Fillore “Ibrahim Banushi” 10.06.2021 (Ora 20:00)
Grackë e Vjetër: Shkolla Fillore në Gracë të Vjetër 11.06.2021, (Ora 16:00).