Republika e Kosoves

Lipjan

 

Po vazhdon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në shkollat e Lipjanit

2021/12/20 - 3:36

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Merita Bytyqi së bashku me Drejtoreshen e Arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli, gjatë ditës së sotme vizituan Shkollen fillore “17 Shkurti” në Gllogovc për të parë për së afërmi procesin e vaksinimit anti COVID-19 tek nxënësit e kësaj shkolle.

Me këtë rast, drejtoresha Bytyqi ka theksuar se deri më tani kemi përgjegjje të mirë të marrjes së vaksinimit dhe asnjë komplikim apo efekt anësor. Shpresojmë që kësaj thirrje t’i bashkohen edhe shumë nxënës të tjerë për shëndet më të mirë dhe mirëqenje siç edhe e meritojnë vet ata.
Deri më tani janë vaksinuar afër 500 fëmijë (nxënës) për të vazhduar edhe në ditët në vazhdim.