Republika e Kosoves

Lipjan

 

Promovohet libri “PLOJË E MADHE” me autor Sefer Tasholli

2021/06/11 - 3:25

Sot në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan,  është bërë promovimi i librit “PLOJË E MADHE” e autorit Sefer Tasholli.
I pari i Komunës së Lipjanit, Kryetari Imri Ahmeti qmoi lartë kontributin e autorit Tasholli dhe tha se ky libër është një dhuratë e mirë që sjell qytetarëve të Lipjanit e Sllovisë pikërisht në ditën e Çlirimit të qytetit tonë.
Autori i librit Sefer Tasholli tha se ndihet i lumtur që ky libër u promovua duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët të cilët mundësuan që ky libër të jetësohet.