Republika e Kosoves

Lipjan

REAGIM

2019/01/25 - 5:00

Komuna e Lipjanit reagon ndaj aktiviteteve politike të cilat janë zhvilluar sot në institucionet e Komunës.

Aktivitetet e tilla politike nga PDK-Lipjan gjegjësisht nga Rinia Demokratike (RDK), me shpërndarjen e broshurave, përmbajnë simbole partiake dhe mesazh jo real.

Institucionet e Komunës funksionojnë për të shërbyer qytetarët e Komunës dhe jo për aktivitete partiake.
Komuna e Lipjanit përmes këtij reagimi bënë thirrje të gjitha partive politike, që institucionet e Komunës të mos shfrytëzohen për aktivitete të tilla promovuese partiake për të fituar vëmendje politike.

Komuna e Lipjanit,
Janar, 2019

Image may contain: text