Republika e Kosoves

Lipjan

 

REAGIM

2020/07/13 - 10:39

Shtabi Emergjent i Komunës së Lipjanit reagon ndaj ujësjellësit Rajonal KRU Prishtina që sa më parë të gjendët një zgjidhje për furnizim të rregulltë me ujë në Komunën e Lipjanit.

Në këtë kohë të pandemisë COVID-19 mungesa me furnizim me ujë të pijshëm vetëm po vështirëson edhe më shumë gjendjen.

Ne kërkojmë nga KRU Prishtina dhe Qeveria Kosovës të shtojë kapacitetet në furnizim me ujë duke mos lejuar reduktime, të shtoj burimet e ujit te pijshëm, të sanoj defektet në teren dhe të ndërmarri urgjent veprime inspektuese për mbarëvajtjen e sistemit të ujit të pijshëm.

Image may contain: text