Republika e Kosoves

Lipjan

 

Reagim lidhur me rastin e dëmtimit të veturave të mërgimtarëve

2021/07/25 - 12:00

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka parë me shqetësim informacionet e fundit lidhur me dëmtimin e veturave të mërgimtarëve në Lipjan.
Lidhur me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka kërkuar sqarim shtesë nga Policia Kosovës.
Sqarimi:
Me datë 24/07/2021 rreth orës 23:40 në Stacionin Policor në Lipjan është pranuar informata për disa vetura te dëmtuara të cilat kanë qenë në parkingun e sallës se dasmave TONI – Banullë. Lidhur me incidentin është njoftuar Prokurori.
Janë hapur gjithsejt katër raste vjedhje e rëndë pasi që në të gjitha rastet kemi dëmtim të xhamave të veturave e me pas vjedhje po nga ato automjete.
Rastet janë duke u hetuar nga njësia e Hetimeve Lipjan.
Raste të tilla na lëndojnë shumë sepse mërgimtarët janë vlerë e shtuar për vendin tonë, dhe gëzojnë çdo mirënjohje e respekt.