Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Rikonstruimi i ndriçimit publik në qytetin e Lipjanit

2020/11/20 - 2:19

Ditëve të fundit Komuan e Lipjanit ka filluar realizimin e projektit për rikonstruimin e ndriçimit publik në pjesët kryesore të rrugëve të qytetit.

Në kuadër të këtij projekti do të vendosen rreth 160 shtylla dhe trupa ndriques në këto rrugë të qytetit: “Lidhja e Prizrenit”, “Komandant Kumanova”, “Avdi Kelmendi”, “Hamëz Jashari”, “Gjergj Fishta”, “Fehmi Agani”, “Shën Flori”, “Shën Lauri”, “Tahir Sinani”, “Haxhi Kleçka”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Shefki Salihu”.
Ndriçimi publik është duke u rritur çdo ditë e më tepër dhe po ofron kushte më të mira për qytetarët, sidomos në aspektin e sigurisë.
Ky projekt në vlerë prej 77 mijë eurove është investim nga Komuna e Lipjanit.