Republika e Kosoves

Lipjan

 

Rruga e Shkupit dhe rruga e Lumit në Gadime të Ulët filluan të ndërtohen

2020/10/16 - 11:31

Në mengjesin e sotëm kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së Shkupit dhe rrugës së Lumit në fshatin Gadime të Ulët. Fillimin e punimeve nga afër e kanë përcjellur Kryetari Imri Ahmeti dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Arton Retkoceri.

Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti, tha se kjo rrugë do të lidh dy regjione pjesën e Babushit përkatësisht Gadimes së Ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marevcit.
“Një rrugë jashtëzakonisht e nevojshme për frekuentim të qytetarëve në këtë regjion, po fillon sot të ndërtohet, rrugë kjo që ka gjatësi prej 3700 metra ndërsa gjërësi prej 6 metra së bashku me shtegun e bicikletave”, është shprehur kryetari Ahmeti.
Ky projekt është 2 vjeqar që ka bërë Komuna e Lipjanit ndërsa po financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe vlera e kësaj kontrate është rreth 300 mijë euro.