Republika e Kosoves

Lipjan

 

Shkollat e Komunës së Lipjanit gati për fillimin e procesit mësimor

2021/09/24 - 2:19

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli ka vizituar shkollat e Komunës së Lipjanit me rastin e fillimit të procesit mësimor që pritet të filloj me 27 shtator, njëherit është mbajtur edhe takimi i task forcës komunale në të cilin u diskutua fillimi i vitit shkollor.
Drejtoresha Behluli është shprehur se të gjitha shkollat kanë bërë përgatitjet e duhura, është bërë dezinfektimi i të gjitha IEA dhe Çerdhës së qytetit si dhe vaksinimi i stafit në shkolla.
Gjithashtu, Drejtoresha Behluli ka vizituar edhe grupin e trajnimit të korrikules ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në mësimdhënie.
“Uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe po ashtu falënderoj mësimdhënësit dhe të gjithë akterët në arsim në komunën tonë për angazhimin e tyre pa reshtur që të realizohet sa në mirë procesi mësimorë edhe në kohë pandemie”, është shprehur Drejtoresha Elmaze Behluli.