Republika e Kosoves

Lipjan

 

Sqarim

2023/01/23 - 7:30

Duke përcjellë mediat dhe portalet, ndonëse zyrtarisht asnjë informatë si institucion i komunës dhe si kryetar i komunës nuk e kemi, konsiderojmë dhe deklarojmë për qytetarët lipjanas dhe opinionin se apsolutisht, nuk duam të interferojmë në punën e organeve të drejtësisë as të paragjykojmë epilogun por ju informojmë së nëse është fjala për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në websajtin e komunës.
Duke ndjekur shkrime me shumë të pavërteta rreth shumës së mjeteve të përmendura, ju inkurajojmë vlerat në kontrata dhe specifikat tjera lehtë mund ti verifikoni në websajtin e komunës.
Për aq sa ne jemi në dijeni dheu i shëmbur si pasojë e reshjeve të shiut në janar 2021 në stadiumin e Magurës, ka dëmtuar rrethojat e qëndrës së azilit në Magure. Pas kësaj shembje, komuna dy herë ka publikuar procedura për të riparuar atë shëmbje dheu nga reshjet dhe në të dy rastet të dy operatoret e kontraktuar (njoftimet janë publike në websajt) nuk kanë kryer punimet dhe nuk janë paguar për punët e pakryera.
Ne, kuptojmë dhe inkurajojmë punën e organeve të drejtësisë që të jetë e pavarur dhe korrekte, por asesi deklarimet paushalle e të paverifikuara. Duhet të vlejë prezumimi i pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë e jo me komente me erë terësisht politike pa asnjë lloj verifikimi të së vertetës.
Nëse ky parim sipas disave nuk vlenë për të gjithë njejtë, atëherë përdorne standartin e njejtë edhe për shërbyesit civil. Përkatësia politike e shërbyesëve civil nuk duhet t’u shërbej gjuetarëve kujdestarë për shfrenime të urrejtjeve përsonale e politike.
Të presim verdiktin final pastaj të gjykojmë.
Ne po angazhohemi që shumë shpejt të përfundojnë investime për të finalizuar punimet në stadium dhe ju sigurojmë se punimet do të përfundojnë gjatë këtij viti.
*foto nga vërrshimet në janar 2021.