Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES DRENICA

2021/11/08 - 7:47

E nderuar familje Drenica,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit të administratës komunale, Sami Drenica.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe bashkëpuntorëve për ndarjen nga jeta të zyrtarit të Komunës dhe punëtorit të arsimit qe shumë vite, Sami Drenica.
“Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ish kolegët e Komunës, nxënësit dhe kolektivi i arsimit do ta kujtojmë gjithmonë si njeri punëtor, e i urtë”, ka përmbyllur telegramin e ngushëllimit Kryetari Ahmeti.