Republika e Kosoves

Lipjan

 

Tetori – Muaji i mundësive të barabarta

2020/10/08 - 11:47

Tetori – Muaji i mundësive të barabarta
Në kuadër të aktiviteteve “Tetori – Muaji i mundësive të barabarta profesionale për përsonat me aftësi të kufizuar”, në Komunën e Lipjanit ka fillua promovimi kësaj fushate e cila synon ngritjen e vetëdijes për bashkëpunim institucional dhe tek qytetarët e komunës sonë për mbështetje pa rezervë e të fuqishme përsonave me aftësi të kufizuar (PAK).
Në mbështetje financiare nga zyra e Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, e organizuar nga Njësiti për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me shoqatat “Handikos “ dhe OMPAK e për dy ditë radhazi do të mbahet aktivitetet me qëllim të integrimit të PAK-ve në institucionet komunale ku 20-të përsosna do të jenë pjesë e këtij aktiviteti i cili po mbahet në Bibliotekën e Qytetit dhe në sektorët e Drejtoratit për Kulturë Rini dhe Sport.